Frika nga një alarm prej zjarri, pasagjerët në Londër thyejnë xhamat e trenit për të shpëtuar (VIDEO)

Pasagjerët e një metroje në jug të Londrës janë detyruar të thyejnë xhamat e trenit për shkak të një alarmi për zjarr në vagonë.

E gjithë kjo kishte ndodhur të premten në mbrëmje, transmeton Telegrafi.

Treni për në veri u ndal në stacionin Clapham Coomon rreth orës 17:50 kur njerëzit u panë duke thyer xhamat e trenit dhe duke kërcyer jashtë për të shpëtuar.

Sipas Policisë Britanike të Transportit (BTP) nuk kishte raportime për të lënduar.

“Brigada e zjarrfikësve u mobilizua në ngjarje dhe e konfirmoi se nuk kishte zjarr”, një zëdhënës i Transportit në Londër.

Alarmi në stacion besohet të ketë qenë për shkak të një defekti mekanik që përfshin një mjet ventilimi në tren.

Një zëdhënës i Brigadës së Zjarrfikësve në Londët tha se rreth 500 njerëz kishin dalë prej trenit nga paniku.

Videot në rrjetet sociale tregonin se si pasagjerët e frikësuar po i thyenin xhamat e trenit për të dalë nga aty.

Sipas këtyre pamjeve, edhe disa persona janë parë duke i thyer xhamat nga jashtë. /Telegrafi/

video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu