Frikë në Serbi, fëmija vrau 8 shoqe klase dhe rojen e shkollës: I qëllova se jam psikopat!

I mituri e kishte hartuar në detaje planin e krimit, shkroi në letër emrat e nxënësve që do të vriste.

Tetë fëmijë dhe një roje sigurie u vranë, pas të shtënave me armë në një shkollë fillore në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën në masakrën e ndodhur mëngjesin e sotëm, për të cilin policia arrestoi si autor një djalë rreth 14 vjeçar nxënës të kësaj shkolle.

Sipas ligjeve në Serbi, nëse i dyshuari është mbi 14 vjeç trajtohet si i mitur dhe si dënim më i rëndë mund të dënohet me masë të veçantë dhe nëse konstatohet se ka çrregullim mendor, ai mund të dënohet me trajtim në një institucion të posaçëm. Ligji për të mitur parashikon gjithashtu që një i mitur më i rritur mund të dënohet me pesë vjet burg.

Djali, i cili, u arrestua në oborrin e shkollës, dyshohet se përdori armën e të atit, informon policia.

Nxënësi për të cilin raportohet se ishte i dalluar në mësime, është arrestuar në vendin e ngjarjes, ku ka thënë se “i kam qëlluar sepse jam psikopat”.

Autori, siç u tha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, kishte një listë me emrat e fëmijëve që planifikonte të likuidonte.

Nxënësi vrau shtatë vajza, një djalë dhe një roje sigurie shkolle.

Përveç nëntë të vrarëve, mbetën të plagosur edhe gjashtë fëmijë të tjerë dhe një mësues historie. Tre fëmijë dhe një mësues janë në Qendrën Klinike të Serbisë (QKS), ndërsa tre studentë të tjerë janë në Klinikën Universitare të Fëmijëve në Tiršova. Një nxënëse është operuar në këtë institucion dhe gjendja e saj është ende kritike.

Kosta kishte një muaj që kishte planifikuar masakrën. Sot ai erdhi në shkollë me një armë që ia kishte marrë babait të tij. Babai u arrestua. Ai pretendon se armën e kishte mbyllur në kasafortë me kod, por padyshim që fëmija kishte kodin e asaj kasaforte, ku gjendeshin dy pistoleta dhe tre kuti plot me plumba.

Mësohet se Kosta shkonte me të atin në një poligon qitjeje ku ushtrohej për nishan me armë zjarri.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha në një deklaratë se ishte informuar në orën 8:40 të mëngjesit për të shtënat në shkollën fillore Vladislav Ribnikar.

“Policia dërgoi patrullat në vendngjarje dhe arrestoi një të mitur të dyshuar – nxënës i klasës së shtatë, i cili dyshohet se ka qëlluar me armën e babait të tij në drejtim të nxënësve dhe rojes së sigurisë së shkollës”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.

“Të plagosurve i erdhi në ndihmë kujdesi mjekësor, ndërsa policia po punon për zbardhjen e fakteve dhe rrethanave që kanë çuar në këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Mediat lokale transmetuan pamje të momentit kur autori shoqërohej nga policia i lidhur me pranga në duar dhe kokën të mbuluar me një xhaketë.

“Pashë fëmijë që vraponin nga shkolla, duke bërtitur. Prindërit erdhën dhe ishin në panik. Më vonë dëgjova tre të shtëna,” tha një fëmijë për televizionin shtetëror serb RTS.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu