Funksionarët sot në konto rrogat e majme, 2700 euro Xhaferi, 2500 Kovaçevski dhe ministrat si dhe të tjerët

Në Maqedoninë e Veriut sdot në llogaritë bankare të funksionarëve të lartë të shtetit por edhe të atyre të eshaloneve më të ulta do të shkojnë pagat me rritje prej 78%.

Presidenti i shtetit, kryeparlamentari, kryeministri, ministrat, deputetët, gjykatësit, guvernatori dhe të gjithë ata që hynë në kategorinë e zyrtarëve të lartë do të marrin paga më të larta për thuajse 1 mijë euro.

Përllogaritjet e “Radio Evropa e Lirë” tregojnë se pagën më të lartë do ta marrë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi edhe ate me rreth 2700 euro, i ndjekur nga kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski me 2650 euro, më pas kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme me rreth 2500 euro. Edhe deputetët do të kenë paga të larta nga 2100-2300 euro. Pagat do të rriten edhe funksionarët e tjerë shtetëror.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu