Futja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë, reagon ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi

Ish-kryenegociatorja në bisedimet Kosovë- Serbi, Edita Tahiri ka kritikuar reagimin e institucioneve të vendit për rastin në Karaçevë me xhandarmerin serbe.

Tahiri tha se reagimi i Qeverisë ishte i zbehtë për rastin në fjalë.

Sipas saj, Serbia shkeli haptazi territorin e Kosovës.

Postimi i saj:

“Përpjekjet sekrete për të prekur kufijtë e Kosovës dështuan. Këto ditë Serbia shkeli haptazi kufirin në Karaçevë. Reagimi i institucioneve ishte i zbehtë, mbeti vetëm në fjalë. Nga zyra e qeverisë nuk mbrohen kufijtë”-thotë ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu