Gashi për “Dnevnik” për koalicionimet ndërpartiake

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi në prononcimin e dhënë në numrin e sotëm të Gazetës “Dnevnik” ka folur për koalicionet ndërpartiake.

“Jemi në koalicion me RDK-në e Fadil Zendelit dhe po bisedojmë me Lëvizjen Uniteti të Gëzim Ostrenit. Shihet qartë se nuk ka asnjë bashkëpunim me LR-PDSH të Ziadin Selës”, theksoi Gashi.

Nga ana tjetër, kjo deklaratë e tij nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit me bllokun opozitar, derisa mbrëmë vonë është arritur marrëveshja për koalicionim mes LR-PDSH-së, RDK-së dhe Unitetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu