Gattuso ndëshkohet me një ndeshje

Trajneri i AC Milanit, Gennaro Gattuso është dënuar me një ndeshje si pasojë e sjelljes së tij agresive gjatë Superkupës të mërkurën.

Gjyqësori sportiv në Federatën e Futbollit të Italisë ka pohuar të enjten se Gattuso ishte kërcënues afër gjyqtarit në fund të disfatës minimale 1 me 0 të Milanit.

Përveç tij, Frank Kessie është ndëshkuar ngjashëm për kartonin e tij të kuq në Jeddah.

Romagnoli i bashkohet kësaj dyshe në takimin e ardhshëm të “Rossonerëve” në Serie A kundër Genoas të hënën që do të qëndrojnë jashtë fushe.

Ndërkohë, Pjanic është po ashtu i suspenduar për vizitën e “Zonjës së Vjetër” në Chievo./arbresh.info/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu