Në rastin e debatit për VAR, ka folur edhe drejtori i ri i Rai 2, Carlo Freccero i cili ka akuzuar Juventusin se ka “okupuar të gjitha dhomat e VAR” dhe është duke manovruar përsëri me futbollin.
Ishte një kthesë e papritur e ngjarjeve kohëve të fundit pasi që gjatë një prezantimi të një konference për shtyp një njeri që merr vendime dhe është drejtor, është edhe gazetari Freccero i cili ka thënë se Juventus ka shkuar larg me dallaveret në futboll.
Kur është pyetur nëse ai do të përpiqet për të sjell përsëri transmetimin e ndeshjeve të futbollit në RAI, të cilët anë të drejtat e transmetimit vetëm me Coppa Italia dhe me Superkupën e Italisë, si dhe të disa ndeshje të Champions League, përgjigja e tij ishte e pazakonshme.
“Tani shikoj vetëm Premier Leaguen, sepse Juventusi fiton gjithmonë në Itali. Kjo për shkak se ata kanë okupuar të gjitha dhomat e VAR-it, është një gjë e pakuptueshme që ndodh në botë”.
“Të jitha dhomat e VAR-it kontrollohen nga ata. Ata i manovrojnë të gjitha, i bëjnë këto…është irrituese. Forca Roma!”, k thënë ai në fund. /albeu.com/










