Gërvalla-Daçiqit: Slloba i vogël, mos lexo vetëm tituj, Thaçi dhe Veseli do ta dëshmojnë pafajësinë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka sugjeruar Ivica Daçiqit që të mos lexojë vetëm tituj, pasi ai ia ka përmendur deklaratën se do të deponojë dëshmi kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në Hagë.

Gjykata Speciale është themeluar nga Parlamenti i Kosovës. Është vendim për t’i hetuar krimet e dyshuara. Ata që mbrojtën shtëpitë dhe qytetarët nuk janë terroristë. Është e vërtetë se Thaçi është në Hagë, ku ai dhe të akuzuarit e tjerë do ta dëshmojnë se UÇK dhe ata janë të pafajshëm”, është shprehur Gërvalla.

“Nuk vlen komenti që thatë për mua se do të jem dëshmitare. Nuk është e vërtetë. Duhet të lexoni më tepër sesa vetëm titujt. Kjo do të ishte sukses për ju”.

Duke replikuar me Daçiqin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Gërvalla i ka thënë atij se nga fjalimi mund të shihet se Serbia është po ajo e vjetra.

“Ju sapo treguat se pse njerëzit ju kanë thirrur ‘Slloba i vogël’, pra për shkak të shefit dhe heroit tuaj. E vërteta dhemb. Me ju Serbia nuk është në rrugën evropiane”.– tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu