Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në një intervistë për Zërin e Amerikës deklaroi se qeveria e Kosovës nuk do të zbatojë variantin e propozuar nga Bashkimi Europian për themelimin e Asociacionit nëse Serbia nuk zbaton detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e Brukselit.

“Ne nuk e zbatojmë atë draft, që është në kuadër të procesit të Brukselit, pa u zotuar Serbia që edhe ajo të zbatojë pjesën e saj të punës. Prandaj duhet t’i ndajmë gjërat ose po e trajtojmë Asociacionin në Bruksel ose po e trajtojmë në Kosovë. Por dy proceset nuk mund t’i lidhim bashkë”, deklaroi për Zërin e Amerikës, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Gërvalla me tëj shton se vjeshtën e kaluar qeveria e Kosovës dërgoi komentet e saj mbi këtë variant të BE-së, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

“Ai dokument në formën që është dhe në suazat që është dorëzuar nuk është në gjendje të dorëzohet nga ana jonë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Donika Gërvalla – ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Mosmarrja e masave konkrete drejt krijimit të Asociacionit pamundësoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Gërvalla i cilësoi si “politike, të padrejta dhe të paarsyeshme kërkesat e disa vendeve të Bashkimit Europian, që Prishtina të hedhë hapa konkrete drejt krijimit të Asociacionit me qëllim anëtarësim në Këshill.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu