Agjencia Gjermane e Punësimit ka publikuar listën e profesioneve ku ka vende të lira në ekonominë më të fortë në Evropë.
Ky konkurs është për njerëzit që jetojnë jashtë Bashkimit Europian, që do të thotë se qytetarët e Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë mund të konkurrojnë.
Paga mesatare neto në Gjermani është 2.000 euro, ndërsa paga e personelit mjekësor dhe kujdestarëve varion nga 2000 deri në 2200 euro në vlerë bruto.
Personat e kualifikuar, inxhinierët kanë më shumë se dyfishin e pagës.
Për të konkurruar për vendet e punës, është e nevojshme të tregoni se keni nivel arsimor dhe të respektohen rregullat e lejes së qëndrimit në Gjermani.
“Egizston një shans për punonjësit të cilët nuk janë nga BE-ja për të marrë vende pune, pasi këto profesione kërkohen shumë në Gjermani, pasi nuk ka kandidatë të mjaftueshëm të brendshëm”, thekson Agjencia Gjermane e Punësimit.
Në portalin e Rrjetit Evropian të të dhënave të punësimit, raportet tregojnë se dje Gjermania ka hapur konkurs për 267,144 vende të lira pune.
Këtu janë disa nga profesionet që kërkon Gjermania:
– Asistent Teknik
– Inxhinier Mekanik
– Elektriçist
– Instalues elektrik
– Elektriçist për ndërtimin
– Hidraulik
– Teknikë i ngrohjes
– Punëtorë pa kualifikime për ujë
– Shofer
– Monitorimi i infrastrukturës hekurudhore
– Mirëmbajtja e infrastrukturës në hekurudhat
– Infermiere në pediatri
– Infermiere në kirurgji
– Infermiere në klinikë
– Anesteziolog
– Ndihmës anesteziolog
– Kujdestarë për të moshuar
– Specialistët në klinika Gjeriatrike
– Specialistë në Onkologjis
– Specialistë në endoskopi
– Specialistë në nefrologji
– Specialistët në rehabilitim, dhe shumë profesione tjera.