Gjermania nuk bëhet pjesë e koalicionit për dërgimin e avionëve në Ukrainë

German Chancellor Olaf Scholz speaks during the annual Munich Security Conference, in Munich, Germany February 19, 2022. REUTERS/Andreas Gebert

Në debatin për krijimin e një aleance ndërkombëtare për furnizimin e Ukrainës me avionë luftarakë, kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk sheh pjesëmarrje të Gjermanisë në këtë koalicion.

Në debatin për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, kancelari Scholz nuk shikon që Gjermania të ndodhet nën presion për të vepruar aktualisht. “Në lidhje me ne nuk ka kërkesa”, tha Scholz pas takimit në Këshillit të Europës në Reykjavik. Lidhur me pyetjen, nëse Gjermania do të marrë pjesë në një koalicion ndërkombëtar të planfikuar të avionëve luftarakë, Scholz tha se “pyetja nuk është aq aktuale siç po shtrohet.” Sipas kancelarit Scholz, Gjermania po përqëndrohet në dërgimin e tankeve luftarakë, municionit dhe krijimin e një “sistemi funksionues për riparimet” dhe mbrojtjen ajrore. Këto gjëra janë me shumë rëndësi për aftësinë mbrojtëse të Ukrainës, tha ai, dheGjermania ka bërë këtu edhe premtime të tjera.

Britania e Madhe dhe Holanda prezantuan të martën planet për një “koalicion ndërkombëtar”, me të cilin do të dërgohen avionë luftarakë në Ukrainë. Sipas tij Ukraina do të furnizohet me avionë F-16 dhe do të mbështetet me trajnimin e pilotëve. Edhe Franca ka shpehur gatishmërinë të ndihmojë në trajnimin e pilotëve.

Prioritet ka mbrojtja ajrore e Ukrainës

Por Ministria e Mbrojtjes në Berlin e përshëndeti iniciativën për koalicionin e avionëve luftarakë të Holandës dhe Britanisë së Madhe. Gjermania mbështet çdo iniciativë që ia bën më të lehtë Ukrainës të organizojë mbrojtjen e saj, tha një zëdhënës i kësaj ministrie në Berlin. Për Bundeswehrin është e qartë se nuk mund të vihen në dispozicion avionë luftarakë nga rezervat e brendshme. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, mbrojtja ajrore e Ukrainës ka “prioritetin më të lartë”. Gjermania merr pjesë këtu me ofrimin e sistemeve më moderne të mbrojtjes ajrore dhe se deri tani ka qenë një zgjidhje e mirë, që çdo aleat ka ofruar atë që bën më mirë.

Ndërkohë sipas të dhënave të Kievit të mërkurën, Rusia ka humbur më shumëse 200.000 ushtarë në luftën e Ukrainës. Shtabi i Përgjithshëm bëri të ditur, se në 24 orët e fundit janë vrarë 610 ushtarë armiq, dhe numri i përgjithshëm i ushtarëve të vrarë arrin në 200.000 vetë. Të dhënat e Kievit nuk mund të verifikohen dot. Sipas ekspertëve ushtarakë, të dyja palët japin të dhëna të ekzagjeruara për vrasjen e ushtarëve të palës tjetër armike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu