Gjukanoviç sot dhe nesër vizitë në Maqedoni

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Siç njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë, për pritjen e Gjukanoviçit, i cili do të mbërrijë në Aeroportin e Shkupit, do të organizohet ceremoni zyrtare para vilës së presidentit në “Vodno”.

Presidenti malazez do të takohet me homologun e tij nikoqir Stevo Pendarovski, të cilët më pas do të kenë një konferencë të përbashkët me mediat. Në kuadër të vizitës së tij, Gjukanoviç do të takohet edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe me kryeministrin Zoran Zaev. Ai gjatë ditës do të vendos kurora lulesh në varrin e “Goce Dellçev” në Shkup.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu