Gjykata e Apelit Shkup vendos lidhur me ankesën e re për garancinë e refuzuar të ish prokurores speciale publike Katica Janeva për heqjen e paraburgimit ose për zëvendësim me paraburgim shtëpiak.
Në brifingun e sotëm me gazetarë në gjykatën themelore penale Shkup u tha se për Janevën ka pasur vendim nga Këshilli penal se i vazhdohet masa paraburgim me propozim të Prokurorisë. Për këtë, siç thonë nga Gjykata, ka pasur ankesë, që lënda të dërgohet në Gjykatën e Apelit, prej ku kanë njoftuar se bëhet ndërrim të pikës 2 dhe se mbetet vetëm pika dhe paraburgimi.
Paraprakisht, është ofruar garancia te gjykatësi në procedurë paraprake, pasi ai e ka përcaktuar paraburgimin. Nga gjykatësi në procedurë paraprake garancia është hequr. Në këtë vendim po ashtu ka pasur ankesë nga 26 shtatori, por për lëndën nuk ka mundur të vendos pasi ishte në Gjykatën e Apelit pas ankesës së Këshillit penal.
Në rastin “Reket” që e hapi Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion Katica Janeva është e dyshuara e tretë për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit si shefe e PSP-së.










