Gjykata e Colmar në Francë ka dhënë vendimin për kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u arrestua një ditë më parë Aeroportin Bazel / Mulhouse, pas një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia.
Gjykata ka vendosur burgim të përkohshëm për Haradinajn, ndërkohë që pritet kërkesa për ekstradim nga Serbia.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një kumtesë të saj ka theksuar se “vendimi i autoriteteve gjyqësore të Francës që ta mbajnë në paraburgim ish-kryeministrin e Kosovës dhe Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm”.
“Marrja e një vendimi të tillë në bazë të një fletarresti të Serbisë, për krimet e pretenduara për të cilat zoti Haradinaj, dy herë është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, flet për një vendim politik e jo gjyqësor.
Për më tepër mbajtja në paraburgim e zotit Haradinaj, për t’i dhënë kohë Serbisë për të plotësuar dosjet e saj kundër tij, kur Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe kur zoti Haradinaj është shtetas i Kosovës dhe jo i Serbisë, është paradoks”, thuhet në kumtesën e AAK-së./ina