Gjysmëhëna e Kuqe Turke gjatë fushatës së këtij viti të therjes dhe shpërndarjes se mishit të kurbanit me rastin e festës muslimane të Kurban Bajramit në gjithë botën ka siguruar të paktën 80 mijë kurbanë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një deklaratën e kësaj organizate theksohet se fushata e këtij viti është kryer nën moton “Bereqeti i kurbanit le të zgjasë gjatë gjithë vitit”. Në kuadër të fushatës janë therë 80 mijë kurbanë.
Është planifikuar që mishi i kurbanit të therur në Turqi të shpërndahet gjatë gjithë vitit në mbarë botën, prandaj mishi është konservuar në 400 dhe 800 gram, me afat të përdorimit deri më 18 muaj.
Kur janë në pyetje kurbanët, therja e të cilëve është bërë jashtë Turqisë, ekipet e organizatës humanitare kanë filluar me shpërndarjen e mishit menjëherë pas therjes së kurbanit.
Në fushatën e këtij viti të therjes së kurbanit të Gjysmëhënës së Kuqe do të përfitojnë rreth gjysëm milion familje në mbarë botën.
Mishi i kurbanit është destinuar për popujt e Turqisë, Ballkanit, Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore dhe Afrikës.