Çështja nëse Goce Dellçev ka qenë bullgar apo maqedonas, ka arritur madje edhe deri tek kryeministrat e dy vendeve Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, përcjellë Zhurnal.
Kryeministri bullgar Borisov dje nga Samiti i BE-së në Bruksel deklaroi se Maqedonia e Veriut nuk duhet të meret me atë nëse Goce Dellçev ka qenë bullgar apo maqedonas, por duhet të meret me gjëra më të mëdha me qëllim anëtarësimin në BE.
Borisov tha se maqedonasit duhet ende të piqen nëse duan të marin datë për negociata.
“Maqedonasit duhet ende të piqen për të marë datë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Ata duhet ende shumë punë të rregullojnë. Mos më keqkuptoni, por derisa meren me atë nëse Goce Dellçev ka qenë bullgar apo maqedonas, kjo temë e vogël për disa heronjë të cilët në fakt kanë qenë për Bullgarinë dhe për Maqedoninë, madje edhe këngët më të mira lidhen me ne. Madje edhe opozita vazhdimisht po më pyet se çfarë po bënë Komisioni. Le të piqen pak”, tha Borisov para fillimit të seancës të Kësihllit Euoprian në Bruksel.
Nuk vonoi përgjigja e kryeministrit të vendit Zoran Zaev i cili përmes një statusi në FB tha se Maqedonia e Veriut ka nënshkruar marrëveshje fqinjësie me Bullgarinë dhe për këtë duhet që së bashku të piqen dhe të gjendet një gjuhë e përbashkët. Siç tha Zaev, e kaluara duhet të na bashkojë dhe jo të na përçajë.
“Përvojat nga komisionet historike në botë dhe Europë tregojnë se bashkëpunimi kërkon kohë, punë, durim, respekt ndaj tjetrit dhe përkushtim të madh të përbashkët. Por, para se gjithash, nevojitet një ide e përbashkët që të shkojmë përpara. Ne e dimë se kjo ide jeton dhe kemi treguar se çështjet më delikate mund të gjejnë gjuhë të përbashkët, nëse duam. Për të arritur duhet së bashku të piqemi. Fqinjësia duhet të jetë e dy anshme dhe e përbashkët”, ka shkruar Zaev pas vërejtjeve publike të përfaqësuesve zyrtarë të Bullgarisë, mes tjerash dhe të homologut të tij bullgar Borisov.
Siç thonë përfaqësuesit bullgar, pala e tyre ka bërë gjithçka dhe tani është radha e vendi tonë në komision të bëjë kompromis.











Goce Delcev bil samo eden Klosar nisto drugo