Nuk janë të paktat rastet ku politikanët tanë krahasohen me diktatorin Enver Hoxha.
Këtë herë, krahasimi është bërë nga një aktor shumë i njohur dhe i talentuar i skenës shqiptare, Neritan Liçaj.
Neritan Liçaj ka shprehur zemërimin që ka ndaj politikave që ministrja e Kulturës dhe vetë kryeministri ka ndërmarrë, duke e krahasuar këtë të fundit me vetë ish- diktatorin Hoxha.
Neritani është shprehur se nuk sheh asnjë dallim mes Hoxhës dhe Ramës, ata janë duke bërë praktikisht të njëjtën gjë, po me mjete të ndryshme, shkruan UrbanusBlog.
“Njëri ishte diktator ndërsa ky tjetri është arrogant diktator, sjell policin të heq nga puna e të lë pa bukë, njësoj është. Nuk të vë prangat po të thotë bëj kështu se të lë pa bukë, në thelb është e njëjta gjë.
Kur ti ia bën qytetarit që ke marrë përsipër t’ia rregullosh jetën, ja bën jetën të territorit shqiptar dhe me të drejtë.”- ka deklaruar Neritan Liçaj /albeu










