Goli i Jasir Asanit futet nga UEFA në garën për golin më të bukur të këtij raundi (VIDEO)

Shqipëria shënoi një fitore shumë të rëndësishme ndaj Moldavisë me rezultat 2-0 në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian me golat e bukur të realizuar nga Jasir Asani dhe Nedim Bajrami në “Air Albania”.

Madje, goli i Asanit i realizuar në minutën e 52’ ishte jashtëzakonisht i bukur pas një goditje me të majtën duke mos i dhënë asnjë shans portierit mysafir për të reaguar.

Pikërisht ky gol është futur në garë për t’u shpallur si goli më i bukur i këtij raundi.

“Facebook”, UEFA ka hapur një sondazh ku përveç golit të Asanit, janë edhe ai i Elmas dhe i Bernardo Silvas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu