Google thuhet se do të sjellë një tablet të ri këtë vit.
Evan Blass, i njohur për informacionet e hershme rreth produkeve të reja, ka shkruar në Twitter se kompania do të lançojë një tablet të ri që do të dalë muajt në vazhdim.
Sipas Blass, tableti po ndërtohet nga Huawei, kompani me të cilën Google ka punuar edhe më parë për prodhimin e Nexus 6P, transmeton krokodili.
Detajet e vetme të zbuluara mbi tabletin përfshijnë: një ekran 13 cm dhe RAM 4GB.
“Tableti mund të dalë me 4 Tetor, kur do të lançohen edhe pajisjet e tjera Pixel të Google, megjithatë na duhet të presim deri në fund të vitit për ta parë”, thotë Blass.