Ballina Teknologji Mobile Google shkel premtimin e privatësisë

Google shkel premtimin e privatësisë

Në muajin maj Google prezantoi Allo, një aplikacion i gjigantit amerikan të teknologjisë për të komunikuar.

Në atë atë kohë, kompania tha se përkohësisht do të ruante të dhënat në serverat e saj, por duke garantuar se në to nuk do të kenë akses as autoritetet amerikane apo kushdo tjetër, transmeton tch.

Masa e përkohëshme, argumentonte Google do të qëndrojë për pak kohë për të ndihmuar në përmirësimin e aplikacionit dhe më pas nuk do të ruhet më asgjë në servera.

Por kur kanë kaluar 4 muaj, Google jo vetëm që ruan ende në serverat e saj bisedat mes përdoruesve të aplikacionit, por regjistron edhe të dhëna të tjera të ndjeshme të privatësisë. Këtë e ka zbuluar forumi teknologjik “The Verge”.

Google heshti fillimisht ndaj lajmit në fjalë, por më pas e pranoi këtë dhe bëri një hap pas duke përditësuar aplikacionin dhe duke u mundësuar vetë përdoruesve që të zgjedhin se çfarë informacionesh dëshirojnë të ndajnë me serverat e Google.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu