Gostivari fiton Ministrinë e Arsimit, Taravari porosi Ademit: I nderuar ‘docent’ kthe kompetencat dhe kërko falje publike

Gjykata Administrative ka shpallur një vendim të saj në favor të komunës së Gostivarit, lidhur me marrjen e kompetencave në arsim nga ana e Ministrisë së Arsimit. Ky vendim është publikuar në facebook nga kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Në vendim e Gjykatës Administrative thuhet se pranohet padia e komunës së Gostivarit kundër vendimit të ministrit të Arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi. Në vendimin zyrtar thuhet më tej se anulohet vendimi i ministrit Ademi, përcjellë INA.

>
“Ministri i “kompetencave” dhe “doktori i shkencave juridike”, sipas gjykatës administrative nuk paska të drejtë për marjen e kompetencave në arsim në komunën e Gostivarit.
I nderuari “docent” kthe kompetencat, kërko falje publike dhe dorëzo dorhekje të parevokueshme, jo për mua, po për nxënësit dhe mësimdhënësit në Gostivar, të cilët i torturon tash më 2 vjet! Drejtësia doli në shesh!”, theksoi Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu