Përfaqësuesi Special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar kryeparlamentares Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit tha se simbolizmi nuk mund të krijojë vende pune, por as politikanët që e kanë udhëhequr vendin në 20 vitet e fundit.
Sipas Grenell, përvoja mund të sjellë një ndryshim të madh, teksa Osmanit i thotë se për marrëveshjen nuk ka dhënë asnjë sugjerim, por vetëm kritika.
“Gjatësia e kohës që një politikan është në detyrë nuk është domosdoshmërisht problemi. Përvoja mund të sjellë një ndryshim të madh. Krenaria e autorësisë ose marrja e meritave është zakonisht problemi. Ju nuk keni dhënë asnjë sugjerim për këtë marrëveshje. Vetëm kritika sepse nuk ishit në krye”, ka shkruar Grenell në Twitter.
The length of time a politician is in office is not necessarily the problem. Experience can make a big difference.
Pride of authorship or getting the credit is usually the problem.
You’ve given no suggestions to this agreement. Only criticism because you weren’t in the lead. https://t.co/cY6FIU66BH
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 11, 2020