Antonio Griezmann ka refuzuar të zgjedh mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit si më të mirin në histori.
Ylli i Atleticos ka qenë pjesë e një interviste ku është pyetur për lojtarin më të mirë në histori të futbollit.
Reprezentuesi francez ka thënë se lojtari më i mirë varet nga epoka kur kanë luajtur.
“Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave? E di që kjo varet nga epoka, por unë do të thosha Messi ose Cristiano”, është përgjigjur Griezmann.
“Unë kurrë nuk kam parë Pelen dhe Maradonan duke luajtur. Është një pyetje e vështirë. Secili ka stilin e tij”.
“Aty është edhe Zidane. Zidane ka fituar Kupën e Botës, Messi dhe Ronaldo kurrë se kanë bërë”, përfundoi francezi. /albeu.com/










