Gruaja nga Shqipëria e therë burrin e saj maqedonas

Një 25 vjeçare nga Shqipëria e martuar në Trabotivishte të Delçevës ka goditur me thikë disa herë në kraharor burrin e saj maqedonas pas një debati të ashpër mes tyre, njoftojnë nga policia, transmeton InfoShqip.com.

”Pasi gruaja është nervozuar tej mase, ka marrë thikën dhe e ka goditur  disa herë ne kraharor burrin e saj 41 vjeçar,ky i fundit ka kërkuar ndihmë nga fqinjët e tyre të cilët i kanë lajmëruar menjëherë organet policore dhe autoambulancën,pasi 41 vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe rrezikonte seriozisht të humbte jetën”, raportojnë nga policia e Maqedonisë.

Policia po mbledh provat për të zbardhur rastin në fjalë, ndërsa 25 vjeçares i është shqiptuar masa e parapurgimit.

Kujtojmë se ka shume vajza të reja nga fshatra të varfëra të Shqipërisë që janë martuar me maqedonas nga lindja e Maqedonisë me shpresën që të jetojnë më mire në vendin e tyre fqinjë. /InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu