Grubi: Ali Ahmetit, i bëhet zemra mal kur na sheh në numër kaq të madh

Funksionarët e BDI-së kanë vazhduar takimet në Çair. Artan Grubi, ka dërguar mesazhin e bashkimit.

Ai tha se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i bëhet zemra mal kur i sheh të bashkuar.

“Këshilli vendor “Luan Haradinaj” nuk ka asnjë dilemë, qëndron besnik ndaj vizionit të dëshmuar kombëtar dhe europian të Ali Ahmetit! I bëhet zemra mal Kryetarit Ali Ahmeti kur na sheh në numër kaq të madh, të fokusuar në një qëllim të vetëm, atë të punës, të mbështetjes ndaj njëri – tjetrit për qëllime të drejta dhe të gatshëm për të ngadhënjyer në misionet progresive të së ardhmes!”, shkroi në Facebook Grubi, transmeton TV21.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu