Gruevski inaguron 1000 vende të reja pune në Veles, ku humbi Ali Ahmeti dhe premtimet e tij?!

Një tjetër investim që krijon 1000 vende të reja pune orientohet në zonat me shumicë maqedone, Bëhet fjalë për investimin e kompanisë gjermane “STS Tekstajlls”. Investimi është serioz dhe planifikohet që të nis punën jo më vonë se dy javë, transmeton InfoShqip.

Shqiptarët janë të diskriminuar, edhe pse tek shqiptarët mbizotëron papunësia më e madhe, përsëri vendet e reja të punës hapen në zonat me shumicë maqedone.

Një rast pak a shum i ngjajshëm ndodhi javë më herët me investimet në Ekologji, ku shuma milionëshe u ndanë për viset e Maqedonisë veriore dhe verilindore.

Partia e Ali Ahmetit nuk ariti tu sigurojë shqiptarëve as vende të reja pune, as ndarje proporcionale të investimeve shtetërore dhe atyre të jashtme./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu