Gruevski: Maqedonisë në fillet e saj iu kontestua emri, valuta, flamuri, armata, policia

 

Lideri i VMRO-DPMNE-së me rastin e përvjetorit të 25 të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, ndërmjet tjerash theksoi se Maqedonisë iu janë kontestuar emri, valuta, flamuri, himni, etj.
“Këtyre ditëve po shënojmë 25 vjetorin nga momenti historik kur qytetarët e Republikës së Maqedonisë në mënyrë masive dolën dhe votuan për shtet të pavarur dhe personal. Tentimi shekullor i maqedonasve për një mëmëdhe të pavarur u arrit me 8 shtator të vitit 1991, datë e cila përskaj dy Ilindeneve historike përgjithmonë do të ngel i vulosur në historinë tonë dhe në ndërgjegjen tonë. Gjenerata e jonë tashmë po e jeton ëndrrën e heronjve dhe veprimtarëve maqedonas. Ëndërr e cila njëkohësisht është edhe amanet për gjeneratën tonë dhe gjeneratat e ardhshme që të vazhdojmë ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë si një shtet stabil dhe prosperues.
Shteti i jonë në të kaluarën është përballur me shumë sfida. Pa dallim nëse janë më të vogla ose më të mëdha për një demokraci të re si kjo e jona, Maqedonia para tyre gjithmonë ka qëndruar drejt dhe do të përgjigjet për secilën një nga një. Qysh në fillimet e para u kontestuan festat tona, himni i jonë, flamuri, emri, valuta, armata, policia, u kontestua aftësia e Maqedonisë që të jetë një shtet i pavarur. Nuk i kontestuan vetëm disa prej vendeve fqinje, por edhe disa nga bashkëqytetarët tanë të cilët në këto momente historike nuk u futën me gjithë zemër në betejën për pavarësi.”, thuhet ndërmjet tjerash në telegram urimin e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu