”Grupi i Zjarrit” takohet me Alternativën, a do shkrihen në një parti?

Skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë e trazuar nga parti dhe individë të pakënaqur të cilët po bëjnë lëvizje të shumta kohëve të fundit për mbijetesën e tyre po në politikë shkruan Tetovasot.

Në vijë të kësaj janë shtuar aktivitetet pas hyrjes së ASH-së në Qeveri me LSDM dhe BDI -në duke e forcuar atë dhe duke e bërë atë më stabile në vijën e proceseve eurointegruese në vend dhe zhvillimeve tjera të rëndësishme në ndarjen e politikave properëndimore nga ato me orientime në linja tjera.

Hyrja e ASH-së në Qeveri duket se me automatizëm përjashton partinë tjetër Alternativa dhe në këtë drejtim kjo e fundit ka filluar lëvizjet e veta të veprimit politik në një bashkëpunim siç shihet edhe në foto me funksionarë të lartë të BDI-së por që janë rreshtuar me Grupin e Zjarrit siç është zëvendësministri i mbrojtjes në ikje Bashkim Hasani .Në një tavolinë të përbashkët ai shihet me përfaqësuesin e lartë të partisë Alternativa Hisni Ismaili.

Me këtë janë shtuar edhe zërat nëse këto do të shkrihen së shpejti në një parti të caktuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu