Guardiola thyen rekordin e Ancelottit, pasi “gjunjëzoi” Real Madridin

Fitorja 4-0 e Cityt në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Real Madridit, e pa Pep Guardiolën të bëhet trajneri më i shpejtë në 100 fitore të Ligës së Kampionëve.

Katalanasit i janë dashur vetëm 160 ndeshje si trajner në këtë kompeticion për të arritur totalin, më shpejt se rekordmeni i mëparshëm Carlo Ancelotti, të cilit iu deshën 180 ndeshje për të arritur tre shifrat.

Në fakt, Guardiola është vetëm trajneri i tretë që arrin pikën historike me Sir Alex Ferguson i pari që e ka arritur atë pas 184 ndeshjeve.

Vetëm tre trajnerë kanë fituar më shumë Kupa Evropiane se Guardiola , falë dy sukseseve të tij në Barcelonë; Ancelotti, Zinedine Zidane dhe Bob Paisley.

Manchester City – Inter është finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2022/23.
Finalja e madhe zhvillohet më 10 qershor në Stamboll.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu