Guardiola, trajneri i vitit në Angli

Pep Guardiola është përzgjedhur trajneri i vitit në Angli. I votuar nga kolegët në të gjitha kategoritë angleze, Guardiola mori më shumë vota në garën me Mikel Arteta, Roberto De Zerbi, Eddie Hoëe, Vincent Kompany dhe Steven Schumacher.

Titullin ia dorëzoi një legjendë si Sir Alex Ferguson. Kjo është hera e tretë që Pep Guardiola merr këtë vlerësim pas vitit 2018 dhe 2021.

52-vjeçar spanjoll, i cili udhëhoqi Manchester City drejt titullit kampion, të pestin në sezone me këtë skuadër pak ditë më parë u shpall edhe trajneri më i mirë i Premier League.

Suksesi i City këtë vit solli edhe vlerësimin si futbollisti i viti për Erling Haaland. Sulmuesi u vlerësua nga gazetarët anglezë javën e kaluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu