Hapet ‘ankandi’ për Leo Messin, ja oferta që do t’i paraqesë Barcelona për ta kthyer

Barcelona dëshiron ta rikuperojë Leo Messin dhe vetë ylli argjentinas dëshiron të kthehet për të veshur fanellën blaugrana. Nëse protagonistët bien dakord për bazat, marrëveshja duhet të jetë realitet, edhe nëse të dyja palët duhet të bëjnë lëshime për të nënshkruar paktin.

Siç ka mësuar “SPORT”, vendimi për të mos vazhduar te PSG tashmë është përfundimtar. Klubi katalanas kërkon kohë për të punuar mbi rikthimin e argjentinasit dhe veçanërisht po studion në detaje opsionet për ta regjistruar në La Liga.

Në këtë kuptim, Barça tashmë ka kryer konsultimet përkatëse dhe është e bindur se do të jetë në gjendje të bëjë realitet objektivin e saj, edhe kthimin e Messit. Sipas llogarive, Messi mund të regjistrohej me një të katërtën e pagës së fundit që ka marrë nga Barcelona në sezonin 2020-2021, e cila arrinte në rreth 100 milionë euro bruto.

Domethënë, ai mund të regjistrohet në vitin akademik 2023-2024 me një kontratë 25 milionëshe. Paga neto e Messit do të shkonte në rreth 13 milionë euro, pak a shumë po aq sa merr polaku Robert Lewandowski.

Në situatën e sotme, siç ka siguruar këtë të mërkurë presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, argjentinasi nuk mund të regjistrohet nga Barcelona.

Klubi blaugrana, për të realizuar këtë plan fizibiliteti, duhet ta ulë masën e pagave të skuadrës 2022-2023 dhe të përmirësojë “Fair-Play Financiar” të saj me shitjen e lojtarëve ose uljen e kontratave në fuqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu