Haradinaj e krahason veten me macen: Hidhem, por prapë në këmbë bie

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë interpelancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, ka replikuar me disa nga deputetët e opozitës.

Në fjalën e tij, ai përsëriti se marrëveshja për demarkacion ka qenë e gabuar.

Një moment teksa ka polemizuar me deputetin e LDK-së Kujtim Shala, i cili e kritikoi kryeministrin se ka votuar për marrëveshjen që dikur e kundërshtonte, Haradinaj tha se “jam habitë, e kam nënshkruar”.

Në një vend tjetër, kreu i Qeverisë u kërkoi deputetëve që të zgjedhin mirë fjalët që thonë.

“Me marrë macën e me e gju, prapë në këmbë bie, por ka plot këtu që nëse rrezohen nuk çohen më. 100 herë me m’rrëzu si maca në këmbë rri, e për tema të atdheut këtu më keni gjithë. Nëse dikush mendon se ma devijon rrugën për tema të atdheut, gaboheni se nuk mundet askush”, ka thënë Haradinaj. /konica.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu