Haradinaj në vendin ku ishte xhandarmëria serbe, i dërgon porosi Serbisë për provokimet

Pas rastit të fundit në Karaçevë të Kamenicës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar fshatin, dhe ka biseduar me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe.

Haradinaj thotë se institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

“Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi.
Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe.

Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla.

RH”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu