Haradinaj: Nuk ka vend në Evropë më të përkushtuar ndaj idealeve të BE-së se sa Kosova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar ditën e Evropës. Haradinaj ka pohuar se “nuk ka vend në Evropë më të përkushtuar ndaj idealeve të BE-së se sa Kosova, e cila është pjesë e natyrshme e familjes europerëndimore”.

“Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pranimi i aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës janë dëshmi për vlerat evropiane që ne i përfaqësojmë me Kushtetutën dhe ligjet tona. Kosova e meriton integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike! Ky është një synim për të cilin jemi përcaktuar si shtet, të orientuar për të kontribuuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë, përkrah shteteve tjera të Evropës. Urime Dita e Evropës”, thotë mes tjerash ai.

Ndryshe, deklarata e 9 majit e vitit 1950 është koha kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu