Haradinaj: Srebrenica, akt barbar i një regjimi mizor

Shënohet 24-vjetori i maskrës së Srebrenicës Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në 24-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, tha se kjo masakër na e kujton një epokë të errët dhe një akt barbar të një regjimi mizor. Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj tha se sot Kosova është me popullin e Bosnjës.

“Në 24 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, nderojmë me respekt mijëra viktima civile, fëmijë, gra, të moshuar, njerëz të pafajshëm dhe të pambrojtur. Kjo masakër, na e kujton një epokë të errët dhe një akt barbar të një regjimi mizor. Masakra në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan nga regjimi i Millosheviqit dhe vartësve të tij, mbeten njolla të pa shlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia e munguar. Sot, Kosova është me popullin e Bosnjës, me familjet dhe dhimbjen e tyre!”, shkroi Haradinaj në Facebook. Bosnja e Hercegovina sot shënon 24-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu