Hasanbeg, sëmuren disa fëmijë: Shkak kryesor papastërtia

Balta dhe uji nëpër shtëpi po paraqet problem serioz për shëndetin e banorëve të prekur nga vërshimet. Mjekët ngrenë alarmin tek banorët e zonës që të mbrohen maksimalisht nga ndonjë sëmundje ngjitëse, ndërsa këshillojnë prindërit që të largojnë urgjentisht fëmijët nga zonat e vërshuara, raporton televizioni 21.

Babai i saj thotë se e gjithë kjo është pasojë e shtëpisë së vërshuar e cila ende në bodrume dhe katin e parë ka ujë dhe baltë.

Familja Rashidi aktualisht po qëndron në katin e dytë, të kësaj shtëpie të vërshuar.

Tani duhet ta dërgojmë fëmijën tek mjeku sepse ka marrë infeksion. Patjetër duhet ta dërgojmë. Vjellë, barku i dhemb, ka edhe jashtëqitje, kësi sende, ” tha Fevzi Rashidi – Banor i Hasanbegut

“Arsye më të madhe nuk ka, krejt baltë ka qenë e gjithë shtëpia, ja ju e shihni edhe vet” tha Fevzi Rashidi – Banor i Hasanbegut

Se kjo është pasojë e vërshimeve e tha edhe Qemal Ismaili, mjek nga Klinika e Tetovës i cili u kishte ardhur në ndihmë banorëve të zonës së përmbytur në Shkup.

Ai thotë se ditëve të fundit janë paraqitur së paku 40 persona me simptoma të njëjtë me atë të fëmijës katër vjeçe, duke dyshuar se është pasojë e vërshimeve.

“Deri tani kemi pasur 40 pacient, tani pacientët vijnë me simptome të ndryshme, më së shumti me vjellje, diarre, kokë dhimbje, temperaturë e kështu me radhë. Këto janë si pasojë e temperaturës, vendit dhe vërshimeve, pra janë këto arsye,” tha Qemal Ismaili – Mjek nga Tetova.

Mjekët i bënin thirrje popullatës së kësaj zone që të dalin nga shtëpitë e tyre, deri në pastrimin dhe dezinfektimin e të gjithë lagjes.

Sipas mantelbardhëve, shëndeti i fëmijëve nuk duhet rrezikuar, ndërsa po aq në rrezik janë edhe shtatzënat, të cilat nuk duhet qëndruar as një moment në zonat e vërshuara, sepse paraqitet rreziku nga ndonjë sëmundje ngjitëse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu