Hashim Thaçi i rrethuar me njerëz, nuk i merr parasysh masat kundër Covid-19 (FOTO)

Në kohën kur vendi po përballet me raste të reja dhe vdekje nga COVID-19, kreu i shtetit nuk po i respekton masat mbrojtëse që po apelohen nga institucionet shëndetësore.

Në vazhdën e takimeve të familjet e dëshmorëve, presidenti Thaçi nuk është parë me maskë, dorëza e as duke respektuar distancën.

Numri i të prekurve me coronavirusin e ri në Kosovë është rritur në mënyrë drastike javëve të fundit. Qeveria Hoti pritet sonte të miratojë disa masa të reja.Kryeministri Avdullah Hoti njoftoi se do të ketë kufizime të lëvizjes në Prishtinë, Vushtrri, Ferizaj dhe Prizren nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Gjithashtu, me të njëjtin orar do të mbyllen edhe lokalet e gastronomisë.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu