Hashim Thaçi: Me Amerikën dhe presidentin Trump në krah, Kosova do të ketë një të ardhme të ndritshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar presidentin e ShBA-ve, Donald Trump për letër urimin që ia ka dërguar për nder të pavarësisë së Kosovës. Thaçi u shprehë se letrat dhe urimet e presidentit Trump gjithmonë kanë inkurajuar paqen dhe stabilitetin në rajon,

Më poshtë keni postimin e plotë të presidentit Thaçi:

Për 12-vjetorin e pavarësisë sonë, pranova urimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për popullin e Kosovës. Letrat dhe urimet e presidentit Trump, gjithmonë kanë inkurajuar paqen, stabilitetin në rajon dhe Evropë.

Me Amerikën dhe presidentin Trump në krah, Kosova do të ketë një të ardhme të ndritshme. Thank You, Mr. President!

Kjo është letra e plotë e presidentit Trump:

I nderuari President,

Populli Amerikan dhe Unë së bashku, urojmë të gjithë qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Lidhjet e fuqishme në mes të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bërjen e Kosovës vend sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik.

E përgëzojmë Kosovën për zgjedhjet demokratike në muajin tetor dhe mirëpresim angazhimin e vazhdueshëm për të çuar përpara paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për popullin e Kosovës si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ju dëshiromë sukses në vitin që ka filluar në fokusimin tuaj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat.

E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme. Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale, të mbështetura në punën e vyeshme të popullatës tuaj dinamike dhe në përcaktimin e përhershëm për vlerat tona të përbashkëta.

Sinqerisht,

Donald J. Trump


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu