Haxhiu kryeministrit Hoti: Nuk do të lejohet bosnjëzimi i Kosovës

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e akuzon kryeministrin Avdullah Hoti duke thënë se ai po e injoron aktgjykimin e Kushtetueses për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Këtë reagim përmes një postimi në “Facebook”, Haxhiu e ka bërë pas deklaratës së kryeministrit Hoti ku tha se Kosova do ta respektojë marrëveshjen për Asociacionin.

Ndër të tjera Haxhiu ka thënë se Hoti duhet ta ketë të qartë që sipas saj sado zellit të tij për t’i ofruar koncesione Serbisë, nuk mund të ketë Zajednicë dhe nuk do të lejohet bosnjëzimi i Kosovës.

Postimi i plotë:

“Avdullah Hoti po e injoron tërësisht aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e komunave me shumicë serbe apo Zajdenicën siç e përkufizon realisht interesin e Serbisë.

Përkundër që Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se plot 23 nene shkelen me atë marrëveshje, Hoti po ngarend andej e këndej vetëm për të jetësuar atë marrëveshje të dëmshme e cila e bosnjëzon Kosovën!

Zajdenica nuk ka arritur të jetësohet që 7 vite për shkak të rezistencës qytetare dhe opozitare.

Prandaj, Hoti duhet ta ketë të qartë që sado zellit të tij për t’i ofruar koncesione Serbisë, nuk mund të ketë Zajednicë dhe nuk do të lejohet bosnjëzimi i Kosovës.

Fatkeqësisht Kosova sot ka një kryeministër ilegjitim që po mundëson kudo interesat e Serbisë, duke e vënë në dyshim shtetësinë e Kosovës. Ai duhet të largohet sa më parë.“-thotë ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu