Historia e francezit të cilin Reali e paguante 28 mijë euro në minutë për të fjetur në stol

Shumë pak njerëz mund ta mbajnë mend atë si lojtar të Real Madridit, mirëpo Julien Faubert u transferua në Madrid para dhjetë vjetësh dhe u largua nga ky klub vetëm gjashtë muaj më vonë, pasi kishte fjetur në stol gjatë një ndeshjeje.

Futbollisti francez u transferua në Santiago Bernabeu më 2 shkurt të vitit 2009, kur u huazua nga West Hami. Ai i luajti vetëm dy ndeshje për klubin madrilen, pasi që nuk arriti ta fitojë besimin e trajnerit, transmeton Gazeta Express.

Për dallim nga dy paraqitjet e tij kundër Racing Santander dhe Athletic Clubit, të cilat u harruan menjëherë, tifozët madrilenë do ta mbajnë mend gjithmonë një moment të ndeshjes si mysafir kundër Villarealit.

Faubert, i cili i binte të paguhej 28 mijë euro për një minutë loje, u kap nga kamerat duke fjetur, i shtrirë në një karrige të bankës rezervë, përderisa skuadra e tij ishte duke e humbur ndeshjen.

Pas karrierës së tij të shkurtër në Madrid, francezi u kthye në West Ham dhe pastaj u transferua në një numër të klubeve, si Elazigspor, Bordeaux, Kilmarnock dhe Inter Turku, para se ta fillonte një karrierë të re në Borneo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu