Hoti për Haradinajn: I ka kaluar koha, një kryeministër si ai është fatkeqësi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur kritik për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka thënë se është fatkeqësi për Kosovën që e ka kryeministër dikë si Haradinajn.

“Sjelljet e tij nuk janë parlamentare; nuk i shkojnë për shtati pozitës së tij. Është totalisht joserioz në pozitën që e ka. Është fatkeqësi për vendin që e ka një kryeministër të tillë”, pohoi Hoti.“Haradinajt i ka kaluar koha. Ai nuk i koncepton dot nevojat që i kanë kosovarët në vitin 2017. As ai, e as ekipi i tij”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu