Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha i UÇK-së në një intervistë për gazetën Lajm ka theksuar se kanë qenë katër ministra të qeverisjes së kaluar që kanë shkuar në Tanushë dhe e kanë lutur për marrëveshje.
Kjo sipas tij, ka qenë kryesisht për ti dhënë mbështetje për realizimin e demarkacionit me Kosovën. Hoxha në këtë intervistë ka theksuar se njëri nga ministrat që kanë shkuar tek ai është njëri nga ata që janë në qeverisjen e tanishme.
Debati për Hoxhën u nxit me rastin e emërimit të tij si këshilltar për siguri i kryeministrit Zoran Zaev. Gazeta Lajm ka paralajmëruar se sonte do të publikojë intervistën. (INA)










