Hoxhaj: BE-ja nuk e tha asnjë fjalë për raketat që Serbia i bleu nga Kina

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj përmes një reagimi ka thënë se Bashkimi Evropian nuk e tha asnjë fjalë për raketat që Serbia i bleu së fundmi nga Kina.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetar i kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia është shteti i parë evropian që ka blerë raketa që mund të godasin nga sipërfaqja e tokës në ajër nga Kina.

Ai ka shtuar se kjo ka ndodhur në vazhdimësinë e armatimit që ky shtet po i merr nga Rusia e Kina.

Përmes rrjetit social Twitter, Hoxhaj ka thënë se asnjë reagim nuk ka pasur nga Bashkimi Evropian, duke përmendur presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josef Borell.

“Serbia është shteti i parë evropian që blen raketa që mund të godasin nga sipërfaqja e tokës në ajër, nga Kina, në armatim të vazhdushëm nga Rusia dhe Kina. Akoma asnjë reagim nga Bashkimi Evropian, Ursula von der Leyen dhe Josef Borell, për këtë manovër nga Aleksandar Vuçiq, që ka implikime për paqe dhe siguri në Ballkan”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu