Humb jetën 57 vjeçari nga Kërçova në rrugën regjionale Demir Hisar Kërçovë

Një persona ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 20:50 në një aksident të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Demir Hisar – Kërçovë, tek fshati Ilina e madhe.
Siç informoi policia, mbrëmë rreth orës 20:50 në rrugën rajonale Demir Hisar – Kërçovë, në udhëkryqin tek fshati Ilina e Madhe, ka ndodhur aksident trafiku në të cilin K.A. (57) nga Kërçova, duke e drejtuar automjetin motorik “Mercedes” me targa të Kërçovës, e ka përplasur C.M. (58) nga Kërçova, i cili ka qëndruar pranë një automjeti të parkuar “Fiat Dukato” me targa të Ohrit.
Vdekja është konstatuar nga ana e në mjeku. Ekspertizë në vendngjarke ka kryer një ekip ekspertësh nga SPB Manastir, me ç’rast automjetet janë marrë për ekspertizë. Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu