Humbi penallti kundër Chievos, Cristiano Ronaldo zbulon bastin me Allegrin

Cristiano Ronaldo ka humbur mbrëmjen e djeshme një penallti përballë portierit Sorentino të Chievos.

Megjithëse bardhezinjtë fituan me rezultatin 3-0, portugezi nuk arrinit ta dërgonte topin në rrjetë. Ai ka zbuluar edhe bastin e vendosur me trajnerin Alegrin.

“Është e vërtetë, kisha bast me trajnerin se do të shënoja çdo penallti këtë sezon. Do ta respektoj”, është shprehur Ronaldon.

Megjithatë, sulmuesi ka statistika për tu pasur zili. Në 130 tentativa nga pika e bardhë, ai ka shënuar 108, duke qenë 83 % i saktë. Në këtë sezon ai e kishte dërguar topin në rrjetë 4 herë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu