Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj po zhvillon një sezon me ulje ngritje me skuadrën italianë të Napolit, por kjo nuk e ka penguar që të kërkojë rinovimin e kontratës me një rritje të ndjeshme të pagës deri në 3 milionë euro në sezon. Sipas mediave italiane, menaxheri i futbollistit 24 vjeçar, Mario Giuffredi dhe drejtorit sportiv të skuadrës së Napolit, Cristiano Guintoli.
Napoli duket se është nën presion pasi në rast se palët nuk arrijnë një akord, Hysaj mund të largohej në drejtim të skuadrës së Chelseat që e kërkon prej kohësh. Aq më tepër që tek londinezët tashmë skuadrën e drejton Mauricio Sarri i cili ka drejtuar më parë skuadrën e Napolit dhe kishte një admirim për Hysajn. /albeu.com/










