Hysaj-Griezman, shikoni çfarë ka ndodhur (FOTO)

Antoine Griezmann është lojtari që ka luajtur më shumë se të gjithë në sezonin që u mbyll nga 5 kampionatet kryesore në Europë.
Antoine Griezmann është lojtari që ka luajtur më shumë se të gjithë në sezonin që u mbyll nga 5 kampionatet kryesore në Europë.
Ky është përfundimi i dalë nga studimi i Observatorit të Futbollit “CIES”, që ka marrë për bazë minutat e luajtura prej futbollistëve që nga 1 korriku i vitit 2016 e deri tani, në përfundim të sezonit futbollistik.Sipas “CIES”, sulmuesi francez i Atletico Madrid rezulton se është aktivizuar në 63 ndeshje, duke luajtur plor 5.454 minuta, që do të thotë më shumë se 90 orë futboll.
Në vendin e dytë pozicionohet futbollisti i Leicester CIty, Wilfried Ndidi, me 61 ndeshje apo 5.290 minuta, ndërkohë që podiumi plotësohet nga një tjetër futbollist i Atletico Madrid, Koke, me 62 ndeshje apo 5.274 minuta.Në listën e 10 futbollistëve “më të shtrydhur” në fushën e lojës janë edhe Neymar, Paul Pogba e Luis Suarez, shkruan Top Channel.
Lionel Messi është në vendin e 14, me 4.814 minuta aktivizim, ndërkohë që Cristiano Ronaldo pozicionohet në vendin e 27. Mes futbollistëve që janë aktivizuar më shumë është edhe Elseid Hysaj, me mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare që ndodhet në vendin e 32-të, me 4.473 minuta të luajtura në këtë sezon.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu