Hysni Ismaili takoi Borrellin, diskutohet e ardhmja evropiane

Nënkryetari i Kuvendit nga AlternAtivA, Hysni Ismaili, takoi sot Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe nënkryetarin e Komisionit Evropian, Josep Borrell, gjatë qëndrimit të tij në Shkup.

Siç njoftojnë nga partia, në takim është diskutuar rreth sfidave me të cilat përballet vendi në rrugën e eurointegrimeve.

“Në diskutimin e frytshëm me delegacionin evropian u bisedua për sfidat aktuale në Maqedoninë e Veriut si dhe për zbatimin e obligimeve të marra për hapjen e kapitujve në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në njoftimin e Alternativës.

Nga kjo parti thonë se AlternAtivA mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane, sikurse deri tani.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu