I dhuroi Kupën e Botës Spanjës, pas finales futbollistja mëson vdekjen e babait

Olga Carmona ishte padyshim fytyra e finales së madhe të Kupës së Botës për femra teksa shënoi golin e fitores që i dha Furias Rojas trofeun kundër Anglisë.

Megjithatë, kapitenja 23-vjeçare e skuadrës spanjolle, teksa garonte në finalen e madhe, nuk e dinte që babai i saj kishte ndërruar jetë.

Babai i mbrojtëses së majtë Real Madridit dhe Kombëtares së Spanjës, vuante nga një sëmundje e gjatë, dha frymën të premten.

Vetë Carmona në një postim që ka shkruar pas fitimit të trofeut: “Dhe pa e ditur, unë kisha yllin tim para se të fillonte ndeshja. E di që më ke dhënë forcën për të arritur diçka unike. E di që më ke parë sonte dhe se je krenare për mua. U prefsh ne paqe babi”.

Në të njëjtën kohë, Federata Spanjolle e Futbollit shprehu pikëllimin për vdekjen e babait të Carmona-s, duke theksuar se “futbollistja e mori vesh lajmin e rëndë pas finales”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu