I goditi rrufeja në udhëtim, drejtuesit e tregojnë tmerrin që përjetuan

Ekipi e Hertha së Berlinit ka kaluar minuta ankthi pas fitores 4-0 në transfertë kundër Koln. Një rrufë goditit avionin e skuadrës gjermane në udhëtim aq sa tmerroi skuadrën dhe stafin.

Për ngjarjen e frikishme ka folur për “Bild” një nga drejtuesit e klubit gjerman.

“kishte një zhurmë të madhe dhe një rreze e madhe drite ndriçoi përreth. Të gjithë ishin në gjendje ta shihnin. Na shkoi frika në palcë. Të dy pilotët arritën ta ulnin avionin në mënyrë të sigurt në Berlin”, ka thënë Pritz.

Ndërsa mbrojtësi i majtë, Dilrosun është shprehur se kurrë nuk ka parë diçka të tillë më parë.

“Pashë dritën dhe isha i frikësuar. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë”, ka thënë Dilrosun.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu